Pas tërmeteve, Italia vizitohet nga UFO-t

Një ngjarje tejet e pazakontë ka ndodhur në qiellin e Lombardisë në Itali më datën 2 nëntor, kur një objekt i paidentifikuar fluturues është shfaqur, para se të fillonte të lëshonte sfera të mëdha e të shndritshme. Giuseppe Filipponi, që ka qenë dëshmitar i kësaj ngjarje, ka arritur ta fotografojë pjatën fluturuese, para se ajo të zhdukej, dhe fotografitë e tij janë publikuar në internet.

Italia ka përjetuar afro 250 tërmete që prej muajit gusht, përfshirë këtu edhe atë me 6.6 shkallë të riterit që e ka goditur vendin më 30 tetor, duke shënuar tërmetin më të fuqishëm që e ka goditur Italinë në 36 vjetët e fundit. E, shfaqja e objektit misterioz në qiellin e Lombardisë ka ndodhur dy ditë para se Kili të goditej nga një tërmet shkatërrues. Ndjekësit e dukurive paranormale po pretendojnë që mund të ketë lidhje mes këtyre fenomeneve, ndonëse nuk mund ta shpjegojnë këtë ndërlidhje.