PD kërkon verifikimin edhe për deputetin e PS: Gjetan Gjetani, me rekorde kriminale në Itali

Partia Demokratike ka kërkuar sot, në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit, verifikimin e të kaluarës së dy deputetëve të Kuvendit: së pari, të deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi dhe së dyti, të deputetit të PS në Kurbin, Gjetan Gjetani. Kërkesën ia ka drejtuar zyrtarisht dy institucioneve, Prokurorisë dhe KQZ-së.

Argumentat e përdorur janë po njesoj në rastin e Gjetanit, ashtu si për Aqif Rakipin, deputetin e PDIU-së.

"...se kërkojmë nga ana juaj, verifikimin e plotë të të dhënave të deklaruara në Formularin e Vetëdeklarimit nga subjekti Gjetan Kol Gjetani, me detyrë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Gjetan Gjetani ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian."

Me ligjin e Dekriminalizimit, PD arriti të largonte nga postet disa funksionarë të lartë të PS-së nga mandati i parë i qeverisë "Rama".

Kerkesa e plote e PD per verifikimin e deputetit Gjetan Gjetani