FOTO/ Ylli Rakipi e bën publike, ja në cilin ekran do të shfaqet me emisionin e tij

Gazetari dhe analisti i njohur Ylli Rakipi e ka vendosur që të ndryshojë ekran dhe këtë e ka bërë publik në rrjetin social Facebook.

Rakipi deri një sezon më parë ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Ora News dhe themelues e rejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”. Por në fund të korrikut, u mësua se ai u largua nga kjo ky ekran, ku ishte prej disa vitesh.

Tani Rakipi ka vendosur që të ndërrojë ekran dhe të shfaqet në një tjetër televizion informativ.

Bëhet fjalë për News24, ku Ylli Rakipi do të vazhdojë me emisionin e tij “Të Paekspozuarit”.