Çmenduri! Ja nga ndryshojnë xhinset që kushtojnë 30 euro nga ato që kushtojnë 300 euro

"Çelësi për të mbajtur xhinset në një gjendje që të duken si të reja është larja e tyre një herë në gjashtë muaj". Kjo është këshilla e themeluesit David Hieatt në mënyre që xhinset tona të kenë një jetëgjatësi më të madhe.

Kur e dëgjon të duhet qesharake, por rezultatet sipas Hieatt mund t`i shihni pasi ta keni vënë në zbatim këtë këshillë.

Sipas tij, ka njerëz të cilët i vendosin në frigorifer xhinset e ntyre e ndërsa një pjesë tjetër i nxjerrin të ajrosen në ajër të pastë, shkruan Shije. Duke përdorur këto metoda ato i lajnë xhinset e tyre gjithmonë e më rrallë. Mikrobiologët e mbështesin këtë mendim të

Hieatt dhe sipas tyre kjo nuk sjell asgjë nisur nga perspektivan e shëndetit. Edhe nëse keni qenë në spital dhe ju ka shqetësuar ideja se xhinset tuaja duhen larë për shkak të aromës apo sepse mund të kenë marrë mikroorganizma, nsërish mos u shqetësoni.