Bayern shokohet nga Hertha Berlinit, as largimi i Ancelottit s’e shpëton dot
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen, nuk ka arritur të mbajë dot avantazhin e dy golave ndaj Hertha Berlinit, pasi në fund ka barazuar 2-2.
Bayern shënoi fillimisht dy gola me anë të Hummels dhe Lewandowskit, por Hertha arriti të shënonte dy gola për rezultatin final 2-2.
Kjo ishte ndeshja e parë pas shkarkimit të Carlo Ancelottit dhe skuadra bavareze arriti vetëm një barazim. Pas kësaj ndeshjeje, Bayern mbetet në vendin e dytë më 14 pikë, pesë më pak se sa Borussia Dortmund në vendin e parë.