Donald J Trump i kërkon një nder Edi Ramës

Presidenti i Amerikës Donald J. Trump, pasi ka pozuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe dy gratë përkatëse, i ka kërkuar kryeministrit tonë, një nder të rëndësishëm.

– Dua një nder, i ka thëne Trumpi,– dhe kam dëgjuar, që vetëm ti mund të ma bësh.

– Ç’është kjo fjalë zoti President, – ja ka kthyer Edi Rama. Unë mezi e kam pritur këtë ditë. Mjafton, të prish pak atë imazhin e keq, budallallëkun e madh që bëra para zgjedhjeve. Më vraftë zoti si e bëra atë gjë, ti e di që të shpalla rrezik për botën, po të fitoje zgjedhjet…

–Lëre mo, se këtë gjë nuk e ke thënë keq, – ja ktheu Trumpi. Të gjithë rrezik jemi në këtë botë. Tani unë dua të më ndihmosh! Di gjë ti si mund të mbyllet kjo Partia Demokratike e Amerikës?

– S’ka gjë më të lehtë zoti President, – ja ktheu Edi Rama . Kemi një njeri ne në Tiranë, që mbyll çfarë të duash. Ky njeri e mbylli Partinë Demokratike të Shqiperisë, sa hap e mbyll sytë. Kudo që ta vësh të mbyll derën…

– Jo mo! – u hodh Trumpi. Po mirë, këtë Partinë Demokratike të Shqipërisë nuk e ka Sali Berisha?

– Ai e ka – ja ktheu Rama, por ka thirrur këtë Lulin, si mbyllës, që kur të mos jetë më Saliu, të mos jetë as Partia Demokratike.

– Jo mo jo, – po qenka burrë i ditur ky Saliu. Ç’moshë ka? Dhe a na e lejon këtë Lulin të vijë këtu?

– E lejon, e lejon, – i tha Rama, sepse Luli të gjithë ata që ka mbledhur në parti, i ka zgjedhur njëlloj si vetja. Një ikën, njëmijë të tjerë ngrihen, themi ne në Shqipëri. Pastaj, ky Saliu ty të do shumë, se keni afërsisht një mendje, por mbi të gjitha vdes për të mbyllur këtë Partinë Demokratike të Amerikës. Është histori e vjetër. Armiqtë e tu, janë edhe armiqtë e Saliut. Fillon që me Bill Klintonin kjo punë… /tpz.al.