Kuvendi miraton dekretin e Nishanit, rrëzohen 'plehrat', por Shalsi ...

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e ish-presidentit Bujar Nishani për ligjin e plehrave duke e rrëzuar.

Të gjithë deputetët votuan pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin, përveç nismëtarit Eduard Shalsi, i cili abstenoi.

"Nuk e ndryshoj idenë time, - tha Shalsi, - pasi nuk bëhet fjalë për mbetje, por për import të lëndëve dytësore. Pra, import të lëndëve dytësore pë industrinë e riciklimit.S'është kjo mënyra sesi debatojmë ne me njeri-tjetrin, duhet të flisnin më shumë specialistët sesa deputetët.Vendimi do të merret nga seanca e së enjtes."