Audio e sherrit Gjana-Mezini/ Basha: Kam besim tek kryesia, nuk do ketë hetim. Përgjimi i turpshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar të turpshme atë që ndodhi në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike.

I ftuar në ‘Studio e Hapur’, Basha, e ka cilësuar të turpshme përgjimin që u bë në mbledhjen e kryesisë, dhe më pas bërjen publike të debatit të fortë mes anëtarëve të kryesisë.

‘Kam besim tek anëtarët e kryesisë së PD-së, por është një akt kundër, një akt kundër të folurit lirshëm apo të jesh vetvetja, është një sabotim. Kundër përgjegjësisë që unë ju kam caktuar këtyre anëtarëve të kryesisë.

Është një akt i padenjë. Nuk kam dhe as nuk kam kuriozitet ta mësoj. Kjo është diçka e turpshme’, deklaroi Basha.