Zbulohet manipulimi i Ballës, maxhoranca nuk e heq, por e fut në Kuvend ligjin për plehrat

Maxhoranca tentoi të manipulojë opinionin publik duke nxjerrë Tauland Ballën për të thënë se ‘nuk do të rikthente ligjin për plehrat në kuvend’. Por mashtrimi i deputetit të graduar nga Edi Rama si kryetar grupi ka zgjatur shumë pak.

Sot mediat kanë mësuar se ligji për plehrat i mbrojtur fort nga kryeministri Edi Rama jo që nuk është hequr nga rendi i ditës, por është futur dhe nesër komisioni i Veprimtarive Prodhuese do ta diskutojë.

Kryetar i këtij komisioni është Eduard Shalsi, nismëtari dhe propozuesi i ligjit që sjellë në Shqipëri plehrat e Europës.