Një mënyre e re vaksinimi, shumë e thjeshtë pa dhimbje

Studiesit në shtetin e Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara, kanë gjetur një mënyrë të re se si njerëzit të vaksinohen për sëmundjen e gripit: mini gjilpëra dhe një metodë të thjeshtë dhe pa dhimbje që gjithkush mund ta bëjë vetë. 

Pavarësisht rreziqeve potencialisht të rënda dhe madje edhe rrezikut të vdekjes që sjell sëmundja e gripit, vetëm rreth 40 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara vaksinohen për grip çdo vit. Studiesit shpresojnë se metoda e re do të ndikojë në rritjen e numrit të të vaksinuarve për grip./voa