FOTO/ Aksident i shumëfishtë në Tiranë, përplasen 4 makina në Laprakë

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm të mëdha materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident.