Tragjedi si në Korçë, tifozi i Juventusit vdes duke festuar golin në derbi

Një tifoz i Juventusit ka vdekur gjatë ndeshjes së skuadrës së tij të zemrës në derbin e mbrëmshëm ndaj Torinos.

Sipas mediave në Itali, tifozi i quajtur Marco po ndiqte ndeshjen me miqtë, por ishte në gjendje të keqe shëndetësore gjatë pjesës së dytë.

Atij i kishte rënë të fikët gjatë festimit të golit të katërt të fitores 4-0, teksa stafi mjekësor ishte alarmuar menjëherë. Tifozi i Juventusit raportohet se ka ndërruar jetë gjatë transportit në spital.