Përgjaket sfida Pogradeci-Tirana, tifozët godasin lojtarin

Asion Daja është goditur me mjetë të forta nga tifozët e Pogradecit dhe për pasojë ka mbetur i shtrirë në fushë.

Menjëherë ka ndërhyrë stafi mjekësor për të dhënë ndihmën e parë për mesfushorin kryeqytetas.

Ishte minuta e 67-të dhe në mënyrë të pakuptimtë, lojtari i bardhebluve goditet me një shishe që e çan në vetull. Pas ndihmës së mjekëve, Daja ngrihet dhe nuk ka asgjë shqetësuese për stafin teknik të Tiranës.