Tifozët e Partizanit kërkojnë largimin e Iulianos, presidenti Demi jep vendimin

Atmosfera te skuadra e Partizanit nuk është ndër më të qetat e mundshme. Përpos aludimeve të përhapura pas humbjes në Korçë për një largim të trajnerit Iuliano, mësohet se presidenti Demi e ka konfirmuar italianin.

Numri një i kubit të kuq nuk është i mendimit për të marrë një vendim drastik ndaj Iulianos, të cilit i duhet me çdo kusht të marrë fitoren e parë ndaj Lushnjës.