Pije alkoolike false, gjykata jep masën për biznesmenët dhe punonjësit e AKU-së

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për punonjësit e AKU-së dhe për pronarët e fabrikës që prodhonin pije false.

Punonjësit e AKU-së akuzohen për ‘shpërdorim detyre’, ndërsa pronarët e fabrikës akuzohen për falsifikime.

Masat e sigurisë:

Fatjon Bushati arrest me burg

Sami Haxhija arrest me burg,

Syrri Çaku arrest shtëpie

Edmond Fortuzi arrest shtëpie

Adnan Gradeci arrest shtëpie

Elvis Rraboshta arrest me burg

Hilmi Erkoçi arrest me burg

Tetë personat e mësipërm u ndaluan nga policia pasi akuzohen se falsifikonin pije alkoolike dhe energjike në një fabrikë në Shkodër.