Getoari dhe Marina nuk janë vetëm në muajin e mjaltit, ja kush e shoqëron çiftit

Çifti i njohur i show bizit shqiptar Marina Vjollca dhe Gatoar Selimi, më në fund gjetën kohën pas angazhimeve të tyre profesionale që të nisin pushimet e tyre të para si burrë e grua.

destinacioni që çifti kanë zgjedhur per të kaluar muajin e mjaltit është Xhamajka.

Por nëse mendonit se janë vetëm, gaboheni, sepse atyre u është bashkuar edhe Luana. Moderatorja e njohur ka postuar disa foto në instastory ku na tregon se ndodhet në Montego Bay, Xhamajkë.