VIDEO/ Krushqit nga Prizreni vijnë për të marrë nusen në Kukës me ... pajton

Dasmat shqiptare vazhdojnë të na surprizojnë.

Sheshi kryesor i qytetit të Kukësit është kthyer në një festë të vërtetë mëngjesin e sotëm, teksa një dhëndër nga Prizreni ka mbërritur për të marrë nusen me një gjetje mbresëlënëse.

Karvanin e prinin dy kuaj mbi të cilët kalëronin një djalë dhe një vajzë.

Kuajt ndiqeshin nga një pajton dhe pas tij limuzina e ndjekur dhe nga makinat e tjera të krushqve.

Miqtë nga Prizreni nuk kishin harruar dhe flamujt kombëtarë.

Dhe në shesh do shpërthejë festa, valle Kukësi dhe Prizreni. Të na trashëgohet çifti!