Sekuestrohen 7 ton kokainë, i përkisnin klanit më të fuqishëm në ...

Autoritetet kolumbiane sekuestruan shtatë tonë kokainë në një operacion kundër grupit kryesor të trafikantëve të drogës në vend “Clan del Golfo”, njoftoi sot Ministria kolumbiane e Mbrojtjes.

“Kokaina u zbulua në një pronë në Uraba, në veri, dhe ishte e destinuar për Amerikën Qendrore dhe tregun amerikan”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas.

Vlera e drogës së sekuestruar arrinte vlerën e 15 milionë dollarëve.

Shkëmbime zjarri ka pasur mes policisë dhe anëtarëve të grupit gjatë operacionit, në përfundim të të cilit katër burra dhe një grua u arrestuan.