FOTO/ Vendosen stolat e rinj përgjatë lumit të Lanës

Përgjatë lumit të Lanës, ka filluar vendosja e stolave të rinj duke u ardhur në ndihmë të gjithë grupmoshave.

Ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit të Tiranës, ka nisur punën për riparimin e stolave të dëmtuar si dhe vendosjen e atyre të rinj në vendet e pushimit për kalimtarët.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, fillimisht specialistët e DPN 2 kanë vendosur stola të kuq e të verdhë përgjatë lumit të Lanës, duke nisur nga shkolla "Ismail Qemali", deri te Katedralja.

Ndërkohë Bashkia ka vijuar punën përgjatë lumit të Lanës për mbjelljet e reja si dhe për pastrimin e shtratit nga mbetjet.