VIDEO/ Historia sekrete nga dasma/Marina: Ja çfarë më bëri Geti që u shpërfytyrova

‘Këtë histori e di vetëm mami, motrat dhe familja e Getit! Askush tjetër!’ Kështu nisi të tregonte moderatorja Marina Vjollca atë që me siguri do të jetë një prej historive më komike të dasmës së tyre të shumë përfolur. 

Me siguri ata që kanë parë videon e momentit të prerjes së tortës, janë habitur në momentin që Marina i ngul pirunin dhe mezi arrin të shkëpusë një copë tortë. Sigurisht që do të ishte kështu por Vjollca do ta kuptonte arsyen vetëm pak çaste më vonë. 

‘Kur po afrohej torta, vjen një prej organizatorëve të dasmës dhe më thotë në vesh që ‘e fundit hahet’. Unë mendova se bëhej fjalë për të poshtmen. Marrim thikën ne për ta prerë dhe thika ngec. E presim, unë e fus pirunin dhe kur e pash që ishte e bardhë, mendova se ishte tortë akulli dhe nuk e kuptova pse ishte aq e fortë, por marr një kafshatë. Geti merr një copë shumë të madhe dhe ma fut të gjithën në gojë. Dhe kur ma futi në gojë, e kuptova që ishte bukë peshku.’- rrëfeu moderatorja në emision duke shkaktuar të qeshura të shumta.

Por nuk përfundon këtu. ‘As unë as Geti nuk e dinim. Unë kur e provova, u shpërfytyrova. Dhe kastile thashë që meqë e përjetova unë, le ta përjetonte dhe Geti. Mora copën që kisha në pirun dhe atë që shkëputa nga goja ime dhe i thashë Getit: ‘Haje se është e mirë!’ Dhe ia fut atij të dyja copat në gojë.’-tregoi Marina.

Ajo më tej shpjegoi se ndërsa bënin sikur përtypeshin, shmangën momentin e shampanjës dhe enkas ftuan miqtë që të shihnin jashtë shekzjarret, ku mundën të pështynin ‘tortën’.