ZYRTARE: Real Madrid nënshkruan me këtë lojtar

Marcos Llorente ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021.

Lajmi është konfirmuar nga klubi madrilen, ndërsa lojtari do të prezantohet para medieve ditën e nesërme në orën 14:00.

Lojtari që rrjedh nga akademia e Realit, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Alaves ku tregoi se e pret një e ardhme e ndritur.

Llorente, që deri më tani këtë sezon ka bërë tri paraqitje për “Los Blancos”, gjatë verës u kërkua nga Atlético Madridi, Sevilla, Chelsea dhe Tottenhami.