FOTO/ ‘Yjet’ e Partizanit shfryhen si tullumbace në javën e 3-të. E turpshme në çfarë vendi renditen në Superligë

Pak kush e kishte menduar se në javën e tretë Partizani do të gjendej në vendin e fundit në Superligë. Një ekip yjesh, si Edgar Çani, apo hungarezi Adorian, kanë rezultuar deri tani si dështime totale, pa folur më pas për trajnerin Mark Juliano, apo drejtues me emër në botën e futbollit botëror, si Luciano Moghi dhe Bebeto.

Pak para nisjes së kampionatit çdokush nga ne do të vinte dorën në zjarr se ky partizan jo vetëm që është për titull, por do ti fitonte bindshëm 3 ndeshjet e para, e kush e kishte menduar se do të mundej nga Laçi, barazonte me fat me Kukësi (meritonte humbjen) apo këtë humbje poshtëruese sot me Skënderbeun.

Një Partizan i cili në asnjë moment në këto tre javë nuk u ngrit në emrin që përfaqëson, duke zhgënjyer pa fund tifozët.

Megjithatë ishte vetëm java e tretë, të presim çfarë do të ndodhë në vijim.