Vdes tragjikisht vajza adoleshente në Fier

Një vajzë 19 vjeçe ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në qytetin e Fierit.

Sipas burimeve policore, ora shënonte rreth 12:50, kur vajza me adoleshentja me iniciale A.P., ka konsumuar fotoksinë në banesën ku jetonte në lagjen “Afrim i Ri”.

Veprim ky që ka rezultuar fatal për jetën e vajzës së re. Ajo është gjetur nga familjarë në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital, ku ka ndërruar jetë rreth orës 14:45.

Dyshohet se vajza ka konsumuar fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike. Materialet për rastin i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.