Denoncimi/ Ja si policia e Dibrës tentoi të fshehë autorin e vrasjes

Skandalet në radhët e policisë së shtetit nuk kanë të sosur. Pas shumë akuzave në drejtim të tyre për bashkëpunim me bandat e drogës, një tjetër denoncim ka ardhur këtë herë për efektivët e Policisë.

Ka qenë një prej efektivëve të policisë së Dibrës, i cili ka denoncuar kolegët e tij, të cilët sipas tij kanë dashur të mbajnë të fshehur autorin e vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në Dibër.

Sipas oficerit të policisë, i cili ka dashur të mbetet anonim, vrasësi ka pasur lidhje fisnore me drejtuesit e policisë në rrethin e Dibrës.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan në Facebook ish-kryeministri:.

Çunat e krimit në Dibër deshën të fshehin vrasësin!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

"Prsh Dr. Berisha. U tentua të fshihej vrasja në Peshkopi për të vetmen arsye se autori ishte kunati i shefit të ShÇBA_së drejtorisë së policisë Dibër, njëkohësisht dhe djali i dajës së shefit të qarkullimit rrugor të Dibrës. Kjo është policia jonë. Anonim ju lutem pasi jam punonjës policie dhe të fshijn nga vendi i punës këta."