Asetet kriminale, bllokohen 16 makina luksoze në Fier, arrestohen 3 'të fortë'

Dy operacionet policore "Summer 2017 " dhe "Vjeshtë 2017" janë shtrirë mbrëmjen e djeshme dhe sot në qarkun e Fierit.

Policia ka organizuar shërbimet të cilat kanë ngritur pika të shumta kontrolli duke bërë verifikime të makinave luksoze të cilat dyshohen se janë përfituar nga burime të paligjshme.

Nisur nga këto kontrolle, Policia e Fierit ka shoqëruar për verifikime 16 makina luksoze, nga të cilat njëra është e blinduar.

U arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Eldison H., 21 vjeç, banues në Fier. 2 Idris S., 46 vjeç, banues në Lushnje. Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërinit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, do vijoi operacioni për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale.