FOTO/ Futbollisti shqiptar, fenomen i ri në La Ligë

Futbollisti i Levantes, Enis Bardhi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonin e ri në La Ligë.

Ai ka bërë katër paraqitje gjatë këtij stinori duke realizuar dy gola dhe shndërruar në një prej futbollistëve kryesor të ekipit.

 “AS” shkruan se Bardhi është depërtimi i ri në La Ligë që përkundër gjatësisë prej vetëm 170 centimetrash është duke lënë gjurmë në futbollin spanjoll.

Futbollisti shqiptar synon të vazhdojë të shkëlqejë në vazhdim të këtij stinori në La Ligë.