SHBA ndërton ambasadën më të shtrenjtë në botë në Londër

Këto janë fotot nga ajo që është cilësuar si ambasada më e shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Londër.

Ambasada është projektuar e tillë që mos depërtojnë terroristët.

Ajo po ndërtohet në ‘Nine Elms’ dhe kostoja e saj i ka tejkaluar 1 miliard dollarë.

Pjesa e jashtme e ambasadës do të jetë anti-plumb dhe do ketë edhe mbrojtës kundër kamionëve-kamikazë.

Projekti parashikon apartamente, një hotel, dyqane, restorante dhe pishinë.