De Biasi flet për herë të parë si trajner i Alaves

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është konfirmuar tashmë në krye të stolit të klubit spanjoll, Alaves.

Italiani u shpreh tejet i lumtur për këtë aventurë të re, teksa pritet të jetë në tribunë të shtunën për ndeshjen që skuadra e tij e re e zhvillon me Real Madridin.

Kam kënaqësinë më të madhe t’ju njoftoj se do të jem trajner i Deportivo Alaves. Është kënaqësi për mua të jem trajner i këtij klubi”, ka shkruar De Biasi në rrjetet sociale.