Ish ministri: Financimi i Bujqësisë në Shqipëri, mjeran!

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehet se raporti më i fundit i Komisionit Europian, dëshmon për financimin mjeran me fonde buxhetore të Bujqësisë në Shqipëri.

Në një shënim të shkurtër në Facebook, ai shton:

“Shifrat nuk kanë nevojë për koment. Shqipëria 3 euro/ha, Mali i Zi, 23 euro /ha, Bosnja 31 euro /ha, Kosova 45 euro /ha, Maqedonia 145 euro, /ha. Ironia qëndron në faktin se Bujqësia te ne zë 21%-të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit, por merr vetëm 0,45%-të tij. Prandaj nuk mund të pajtohemi kurrsesi me ketë masë financimi të paraqitur në programin e qeverisë”.