VIDEO/ Bayern-Wolfsburg, zhbllokohet rezultati me penallti

Bayern Munichu ka kaluar në epërsi ndaj Wolfsburgut në ndeshjen që po zhvillohet në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e gjashtë të Bundesligës.

Golin e epërsisë për vendasit e shënoi sulmuesi Robert Lewandowski në minutën e 33-të nga pika e bardhë e 11-metërshit.