Handanovic i sigurt edhe për 4 vjet tek Interi

“Calciomercato.com” ka zbuluar se portieri slloven, Samir Handanovic, është afër vazhdimit të kontratës me Interin.

Ish-portieri i Udineses do të vazhdojë bashkëpunimin me zikaltrit deri në verën e vitit 2021.

Interi e ka blerë sllovenin nga Udinese në vitin 2012. Ai deri tani ka zhvilluar mbi 190 ndeshje për zikaltrit.