I bie infrakt duke drejtuar makinën, shoferi në gjendje të rëndë

SARANDE-Drejtuesi i një makine ka pësuar infarkt teksa po lëvizte në qendër të qytetit.

Makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat, ndërsa kalimtarët e rastit i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar në spital.

Mësohet se shoferi është në gjendje të rëndë.