VIDEO/ Inter dhe Milan i urojnë ditëlindjen Ronaldos duke provokuar

Njëri nga sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli, fenomeni Ronaldo, së fundi ka festuar ditëlindjen e 41.

Braziliani që ka bërë Brazilin kampion të botës në vitin 2002, ka bërë historinë në shumë skuadra evropiane.

Ai ka qenë ndër të paktit që ka veshur fanellat e rivalëve të mëdhenj, Barcelona dhe Real Madrid, e po ashtu Milan dhe Inter.

E këto dy të fundit, kanë vendosur të provokojnë njëra-tjetrën në urimin për Ronaldon.

Milan i ka uruar ditëlindjen Ronaldos me një gol që ky i fundit ia shënoi Interit në ‘San Siro’, e ‘rossonerët’ morën përgjigje të njëjtë nga Inter, që vendosi ta urojnë Ronaldon me një gol të shënuar ndaj Milanit.

Ronaldo ka shënuar 49 gola në 68 paraqitje për Interin në Serie A, ndërsa nëntë gola në 20 paraqitje për Milanin.