Rama në VOA: Shkoza nuk përfaqëson asgjë. Banorët nuk meritojnë të dëmshpërblehen

Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e Shkozës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, këtë të premte.

“Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork. Është një proces si shumë procese të tjera, ku ka qenë e domosdoshme të shemben ndërtime pa leje aty pengohet zhvillimi i infrastrukturës për të mirën e përbashkët. dhe kush ka ndërtuar pa leje, duke zënë akset kryesorë, duke zënë hapësirat e zhvillimit, patjetër që s’mund të pretendojë të përkëdhelet, dëmshpërblehet dhe as shpronësohet”, tha Rama.

“Ti japim mundësinë (banorëve) për një qiraje të paguar nga komuniteti për një periudhë të caktuar deri sa familjet të akomodohen aty ku të gjejnë mundësi me forcat e tyre”, shtoi kryeministri.