Edi Rama në OKB flet si lider global, nga uraganet që goditën SHBA tek Koreja: Jemi të vegjël, por...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij këtë të premte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka prekur sfidat e mëdha që sot shqetësojnë gjithë botën.

Nga uraganet që goditën SHBA-të, tek Koreja e Veriut, terrorizmi, klima, barazia gjinore, zgjerimi i BE-së...

“60 milionë njerëz, numri më i lartë i njerëzve që janë shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre. Ky është një tregues i dështimit tonë kolektiv”, tha Rama.

“Duhet të përshtatim jetët tona për të mbrojtur planetin, tha kryeministri... Asnjë vend sado i madh i pasur s’mund të përballet me këto probleme apo sfida i vetëm. Kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim”.

Jam lideri i vendit të vogël, tha shefi i qeverisë shqiptare, por “ritheksoj vendimin për të bërë detyrën tonë”, duke u ndaluar këtu te kontributi i dhënë nga Shqipëria në luftën kundër terrorizmit dhe ISIS.

Rama, gjatë fjalës në sesionin e 72-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u shpreh krenar se ”për herë të parë në Shqipëri kemi qeveri të barabartë gjinore”.

Integrimi në BE

Ai deklaroi se prioriteti kyresor i Shqipërisë është Integrimi në Bashkimin Europian.

"Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimin e BE. Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne".

Njohja e pavarësisë së Kosovës

Kreu i qeverisë bëri thirrje për njohje të Kosovës si shtet i pavarur: “Njohja e Kosovës është një kontribut i drejtpërdrejt për qytetarët e saj dhe stabilitetin e sajonit, përshirë dhe vetë Serbinë”.

“Ne besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do t’i shërbejë stabilitetit. Shumë e kanë përdorur këtë foltore për të deklaruar se nga pavarësia e Kosovës do të lindin forca të errëta. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Sot Ballkani perëndimor është shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnjë forcë të errët, por solli stabilitet”, tha Rama.

/SYRI.net/