ZYRTARE: Pas sherrit, PSG përjashton nga skuadra Neymarin

Neymar ka mbetur jashtë ekipit të Paris Saint-Germain për ndeshjen e ardhshme ndaj Montpellier.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery nuk e ka grumbulluar fare Neymarin për ndeshjen e ardhshme për shkak se braziliani është cilësuar si shkaktar i sherrit me shokun e skuadrës, në përballjen e javës së kaluar kundër Lyonit.

Neymar raportohet se i ka kërkuar falje Cavanit për sjelljen e tij.