VIDEO/ Kandidatët për zbatimin e Vettingut, përgjigjet e tyre të bëjnë të vesh duart në kokë

Drejtuesit e Arsimit të Lartë përzgjodhën të mërkurën 11 kandidatët për anëtarë organeve të reja të Drejtësisë! Por procesi i intervistimit që parapriu procesin, nxori në pah mangësitë e tyre dhe mosnjohjen e prokurorëve e gjyqtarëve, aq sa një filozof në juri shpesh herë mbeti i tronditur.

Pak filozofi në reformën në Drejtësi !

Pedagogët e Jurisprudencës, kandidatë për në trupën e këshillave për vettingun nuk njohin prokurorët dhe gjykatësit.

Një filozof në jurinë përzgjedhëse tronditet nga përgjigjet e pedagogëve të juridikut dhe magjistraturës….

Dy nga 5 kandidatët që dëgjuat do të jenë anëtarë të trupës që do të hetojë mbi prokurorët dhe gjykatësit… Punë ka , por si duket mungojnë profesionistët…