Katastrofë. Dëmtohet tjetër ‘yll’ i Real Madridit, mungon në fundjavë

Zinedine Zidane është bërë me dhimbje koke pasi është dëmtuar një tjetër “yll” i Real Madridit.

Sipas të përditshmes madrilene “AS” Toni Kroos nuk është stërvitur fare me Real Madridin para ndeshjes me Alavesin, shkruan SYRI.net.

Gjermani nuk është në gjende të mirë fizike dhe pritet të mungoj në ndeshjen e radhës. Por Reali në fundjavë do të jetë pa yjet si: Marcelo, Mateo Kovacic, Karim Benzema, Jesus Vallejo dhe Theo Hernandezin, të cilët gjithashtu janë të dëmtuar.