EKSKLUZIVE/ Audio e sherrit, momenti kur Jemin Gjana sulmon fizikisht Valbona Mezinin

Përplasjet e brendshme brenda kryesisë së PD-së ishin lajmi kryesor i mbrëmjes së djeshme por edhe i ditës së sotme. SYRI.net ka siguruar audion e sherrit mes dy anëtarëve të kryesisë së PD-së, Jemin Gjana dhe sekretares Valbona Mezini.

Të dy të pranishëm në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme kanë pasur edhe një përplasje të ashpër, që për pak sa nuk kaloi në një përplasje fizike mes tyre.

Nëse nuk do të ishte ndërhyrja e deputetëve të tjerë që ndodheshin në mbledhje dhe e truprojës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, do të kishte një përplasje që do të shkaktonte një skandal të vërtetë.

Për më shumë, ju ftojmë që të dëgjoni vetë momentet e sherrit të ndodhur në kryesinë e PD-së: