Formacioni Atleticos pas transferimit të Diego Costas

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone nga janari do të ketë në dispozicion edhe dy yje të tjerë: Diego Costan dhe Vitolon.

Të dy lojtaret janë pjesë e Atletico Madridit, por nuk do të kenë të drejtë të luajnë për këtë skuadër deri në janar, pasi skuadra madrilene e ka të ndaluar transferimin e lojtarëve deri në janar të vitit 2018 për shkak të dënimit që ka marr nga UEFA, për disa parregullsi në transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare.

Atletico e ka blerë Vitolon nga Sevilla, por e ka huazuar në Las Palmas deri në janar të viti 2018. Kurse, klubi nga ‘Vicente Calderon’, të enjten, e ka transferuar Diego Costan nga Chelsea.

Është e përditshmja spanjolle “Marca” që ka publikuar formacionin e Atletico Madridit.