Surprizon Kastriot Myftaraj, së shpejti me një emision të tijin. Ja tek cili televizon do jetë

“Ju flet Moska” ëshë emisioni më i ri që do të fillojë së shpejti në Ora Neës me drejtues dhe autor Kastriot Myftaraj.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, Myftarja shpjegoi përmbajtjen e emisionit dhe përse ka zgjedhur që emisionin ta titullojë kështu.

Myftarja: Në pamje të parë duket një titull anakronik, por ideja është kjo që “Ju flet Moska” për një periudhë të gjatë kohe në botë ka qenë një simbol i propagandës së gënjeshtër. “Ju flet Moska” ishte Radio Moska e cila kishte marrë përsipër të bënte propagandë në gjithë botën në emër të një shteti Bashkimi Sovjetik që emblemën e tij kishte globin tokësor të rrethuar me murin me drapër dhe çekan.

Duke sqaruar formatin e emisionit, Myftarja tha se ai do të jetë një emision i përditshëm dhe do të zgjasë 10 minuta dhe nuk do të ketë të ftuar.

Qëllimi i emisionit thotë Myftaraj është që ti bëhet e ditur qytetarit se si po helmohen me propagandë dhe si po i shpërdorojnë kohën.