Ranocchia zbulon se kush e bindi të qëndrojë tek Interi

Qendërmbrojtësi italian, Andrea Ranocchia, ka vetëm fjalë të mira për trajnerin Luciano Spalleti, për të cilin thotë se është arsyeja kryesore e qëndrimit te Interi. Ranocchia gjysmën e dytë të sezonit që shkoi e kaloi në huazim në Angli te Hull City dhe pritej që të largohej gjatë verës, por ai mbeti në “San Siro”.

Ndjenja me Spallettin është shumë pozitive. Aftësia e tij është që i bënë të gjithë lojtarët të ndjehen të rëndësishëm”, tha Ranocchia për “Premium Sport”.

Ai më bindi të qëndroj. Më foli që ditën e parë dhe më tha që më kishte llogaritur edhe mua në ekip. Tani jam duke u stërvitur pa u ankuar dhe po pres rastin tim”.