Pas sherrit Neymar-Cavani surprizat nuk kanë fund. PSG i ofron njërin prej tyre Realit

Problemet e fundit me Neymar e kanë shtyrë sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani, të mendojë largimin nga Franca. Sipas “Diario Gol”, Cavani i është ofruar kampionit të Europës, Real Madrid.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka kontaktuar me presidentin e Realit, Florentino Perez, të cilit i ka ofruar shërbimet e uruguaianit.