FOTO/ Rrjeti social shpërthen ndaj ‘takimit’ të Edi Ramës me Donald Trump

Duket se Edi Rama e ndjente. Për këtë arsye deri në momentin e fundit ai vetë dhe këshilltarët e tij “jo mizerabël” për punë propaganda hezituan të publikonin foton e çiftit Rama me çiftin Trump.

Në një reagim të fundit, Shkëlzen Berisha ka postuar në rrjetin e tij social një foto-montazh të fotos Rama-Trump, me një korigjim të vogël. Në vend të fytyrës së zonjës Linda Rama, ishte ajo e biznesmenit Bilal Shehu, njeriut që u arrestua nga drejtësia amerikane pasi depozitoi shuma të jashtëligjshme në një fushatë të ish Presidentit Barak Obama, vetëm e vetëm për ti siguruar një foto shefit të Shtëpisë së Bardhë me ish liderin e opozitës shqiptare Edi Rama, sot kryministër.

Asokohe Edi Rama arriti të futej në një aktivitet elektoral të Obamë me ftesën që realisht ishte për bashkëshorten e biznesmenti Bilal Shehu. “Bilali publikon foton e vertete me ciftin Trump”- shkruan Shkëlzen Berisha si diçiturë për foton e postuar (shiko albumin). Por nuk rrjeti nuk është mjaftuar me kaq. (Foto 1)

Një tjetër bloger mjaft interesant kohët e fundit në rrjetin social Facebook, Genc Sejko ka sjellë një tjetër version të takimit mes Edi Ramës dhe Donald Trump. Sejko ka publikuar foto nga një takim mes Presidentit Trump dhe disa liderëve afrikanë, dhe Edi Ramën që ka nxjerrë kokën sa për të siguruar një foto të rradhës. (Foto 2)

Po ashtu edhe gazetari Bledian Koka ka ironizuar takimin Rama-Trump gjatë ditës së djeshme kur në vend të fotos në fjalë, ai ka postuar një tjetër mes dhejtra atyre që Trump ka pozuar me liderët nga e gjithë bota, dhe më konkretisht ajo me Presidentin e Gabonit, Ali Bongo. (Foto 3)