Bie bora e parë, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Si asnjëherë këto vitet e fundit, dëbora ka zbardhur malet shumë shpejt.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës.

Siç edhe e shikoni nga fotot e mbërritura në redaksinë e SYRI.net nga lexuesit, dëbora ka zbardhur malin e Gjalicës në Kukës.

Reshjet kanë qenë të pakta kuptohet, por kanë mjaftuar që të ulen temperaturat në një nivel që për muajin shtator janë shumë poshtë mesatares.

SYRI.net