VIDEO/ Edukatorja mbyll kopshtin dhe lë fëmijët brenda

Një edukatore në një kopësht privat në qytetin e Durrësit ka mbyllur fëmijët dhe është larguar për disa orë.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, edukatorja e kishte kthyer në praktikë këtë veprim, pasi çdo ditë i mbyllte fëmijët nga 2-3 orë dhe
largohej.

Kanë qenë fëmijët ata që i kanë treguar prindërve se qëndronin vetëm dhe më pas prindërit kanë kërkuar që të vërtetohej përmes kamerave. Nga
kamerat e sigurisë është parë se edukatorja largohej dhe linte vetëm çdo ditë fëmijët e moshës deri në 5 vjeç.

/“Një edukatore në një kopësht privat mbyllte fëëmijët dhe largohej për disa orë. Kanë qenë fëmijët që kanë raportuar tek prindërit dhe më pas
prindërit I kanë thënë pronarit i cili e ka vërtetuar përmes kamerave. Edukatorja mbyllte fëmijët dhe largohej çdo ditë nga 2-3 orë. Pas
denoncimit të prindërve, edukatorja është shkarkuar nga puna”, /raporton gazetarja./*/tvklan.al/*