FOTO/ Mësuesja nga Funari që udhëton çdo ditë nga 4 orë me gomar për të shkuar në shkollë

Lirije Hoxha është mësuese në fshatin Kërrabë të Vogël. Ajo udhëton çdo ditë me gomar mes maleve për 4 orë nga Funari për në Kërrabë për të mbërritur në shkollë në orën 8. Ajo e adhuron profesionin e saj edhe pse për shkak të vështirësive, rruga që përshkon i rrezikon jetën.

“Çdo ditë bëj 9 orë rrugë nëse i bie nga Mollagjeçi në këmbë. Ndërsa nëse i bie këndej nga malet e bëj për 8 orë vajtje ardhje. Një vesë shiu të bjerë rrëshqasin ´gurët dhe mund të më vrasin. E vetmja forcë që më japin janë nxënësit që më presin çdo ditë dhe dëshira ime e madhe është që të sjell diçka të re në mësimdhënies se po shoh që po shkatërrohet”, shprehet ajo. Nxënësit e adhurojnë mësuesen e tyre që vjen edhe në kohë me borë. Dëshira e saj është që ta japë në maksimum këtë kontribut në një zonë më të afërt. Ajo dëshiron që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet në zonë. Infoelbasani.al