Dembele jep lajmin e madh për Barcelonën

Ousmane Dembele ka filluar nga sot periudhën e rikuperimit nga dëmtimi.

Talenti francez ka një lajm fantastik për të gjithë tifozët e Barcelonës pasi ka konfirmuar se do të rikthehet vetëm pas 2 muajsh.

 “Do të kthehem për dy muaj”, deklaroi Dembele për “Sport.es”.

Më parë klubi i Barcelonës tha se Dembele do të mungonte 3-4 muaj por tashmë është vetë lojtari që hedh dritë për rikthimin e tij.