Zidane zbulon vizitën e Perez në dhomat e zhveshjes: Ja çfarë iu tha lojtarëve...
Real Madrid ka bërë startin më të dobët gjatë viteve të fundit në La Liga.
Kampioni i Spanjës ka zhgënjyer tifozët e saj pasi mbrëmjen e djeshme u mposht 1-0 në shtëpi nga Real Betis.
Zidane zbuloi se pas ndeshjes presidenti Florentino Perez hyri në dhomat e zhveshjes për të inkurajuar lojtarët që ishin të zhgënjyer, shkruan SYRI.net.
“Florentino erdhi në dhomën e veshjes për të inkurajuar lojtarët. Ne duhet të jemi të qetë dhe të durueshëm. Sezoni është shumë i gjatë. Jemi të lumtur që Cristiano është me ne më në fund. Gjërat nuk kanë shkuar mirë, por e duhet të vazhdojmë të punojmë dhe do ta bëjmë”, u shpreh ai.
/ SYRI.net /