Topi i Artë? Vjen lajmi i keq për Ronaldon

Pas një starti fantastik, Lionel Messi ka përforcuar kandidaturën për "Topin e Artë".

E përditshmja katalane “Mundo Deportivo”, beson se fillimi i furishëm i Lionel Messit në këtë sezon mund ta forcojë kandidaturën e argjentinasit për çmimin më prestigjioz në rangun individual, shkruan SYRI.net.

Argjentinasi ka kohë deri në dhjetor që të mbledhë vota nga gazetarët, trajnerët dhe kapitenen e ekipeve kombëtare.

Por pavarësisht kësaj periudhe të dobët, Ronaldo shihet si kandidat serioz për të fituar këtë çmim pasi ai ka triumfuar në La Liga dhe Champions League.